Shtyhet ndeshja KB Bashkimi – KB Peja për shkak të ftohtit në palestër, lojtarët e huaj të mysafirëve refuzojnë të luajnë - NACIONALE

Shtyhet ndeshja KB Bashkimi – KB Peja për shkak të ftohtit në palestër, lojtarët e huaj të mysafirëve refuzojnë të luajnë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ndeshja që ishte në program sot mes KB Bashkimi dhe KB Pejës në basketbollin kosovar, nuk filloi fare, për shkak të motit të ftohtë që mbizotëroi në sallën e sporteve në Prizren. Lojtarët e huaj të KB Pejës refuzuan të futeshin në parket, me idenë se nuk ka kushte për ta zhvilluar takimin.

Moti i ftohtë u bë arsye që të shtyhej ndeshja KB Bashkimi – KB Peja, që ishte në program sot, me fillim në ora 17:00. U prit për më shumë se 20 minuta që të niste takimi, por skuadra mysafire ishte e prerë që nuk ka kushte për t’u bërë diçka të tillë.

KB Bashkimi ishte nikoqir në këtë takim, mirëpo jo në “Sezai Surroi”, por në palestrën “13 Qershori” në Therandë. Konkretisht ishin lojtarët e huaj të KB Pejës ata që nuk kishin ndër mend të futeshin në parket, sepse, siç aludonin ata, mund të pësonin lëndime poqë do të luanin në ato temperatura shumë të ftohta. Palestra

I ftohti në palestrat tona është një problem i përhershëm. Nga ky sezon klubet kosovare po mundohen që më shumë ta respektojnë Rregulloren dhe udhëzimet e saj. Si derivat i këtij angazhimi erdhi edhe deri te kjo kërkesë e klubit pejan për ta shtyrë ndeshjen, edhe pse nuk dihet se si do të interpretohet nga Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK), e cila për momentin ka qëndruar e heshtur.

Në të kaluarën është luajtur edhe në mot më të ftohtë, por nuk ka më shumë vullnet që ky kurs të vazhdojë më tej.

Klubi i parë që reagoi publikisht ishte KB Peja. Drejtuesit e klubit pejan sqaruan se çfarë ndodhi që të arrihej deri në këtë masë drastike.

"Për shkak të ftohtit të madh në palestër dhe mungesës së sigurisë të paraparë në proporcionet e garave, ndeshja e sotme e paraprapë ndërmjet Bashkimit dhe Pejës nuk u zhvillua. Për informata të tjera për këtë ndeshje do të ju njoftojmë pasi akteret kompetentë të vendosin për të"
, thuhet në njoftimin e klubit pejan.

Në anën tjetër, akoma nuk ka komentuar këtë që ndodhi klubi nikoqir, KB Bashkimi. Së shpejti pritet që edhe ata ta japin versionin e tyre.

Sa i përket këtyre dy skuadrave, KB Peja zë vendin e 3-të tabelor me 32 pikë, kurse Bashkimi atë të 6-të me 27 pikë.

Lajme të ngjashme