Shtatë problemet që Luis Enrique duhet t’i rregullojë te PSG-ja - NACIONALE

Shtatë problemet që Luis Enrique duhet t’i rregullojë te PSG-ja

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Luis Enrique mori drejtimin e skuadrës së PSG-së ditë më parë, por nuk do ta ketë aspak të lehtë punën në “Parkun e Princave”.

Pas shkarkimit të Christophe Galtier, PSG ia beson stolin teknikut spanjoll që nënshkroi kontratë dyvjeçare.

Si edhe shumë të tjerë para tij, Enrique do ta marrë drejtimin e klubit francez në një situatë jo të lehtë. PSG është sërish në rindërtim pasi kanë humbur Lionel Messin dhe Sergio Ramos, derisa Kylian Mbappe dhe Neymar gjithashtu mund të ikin.

“Goal” ka ndërtuar një listë me tetë problemet kryesore që Enrique duhet t’i rregullojë që të ketë sukses te parisienët.

Formacioni i duhur

Enrique tani duhet ta ndryshojë formacionin meqenëse s’është më sulmi me Mbappe, Neymar dhe Messi si në këto dy vitet e fundit,

Trajnerët si Christophe Galiter dhe Mauricio Pochettino u detyruan disa herë të luajnë me tre qendërmbrojtës dhe të vendosin katër mesfushorë që të ketë më shumë pasime drejt kësaj treshe sulmuese.

Sidoqoftë, Enrique do të ketë një numër të madh lojtarëve, disa me talentë tejet të madh.

Ta ringjall Neymarin

Mbetet për t’u parë nëse sulmuesi Neymar Junior do të vazhdojë të jetë në fanellën e PSG-së. Por, braziliani nën urdhrat e Luis Enriques te Barcelona ishte i jashtëzakonshëm.

Për disa vite te katalunasit, braziliani luajti si mesfushor sulmues, ku e mbante topin, driblonte, pasonte, gjuante dhe ishte një kënaqësi për ta parë në fushë. Por, ky sukses nuk i ka vazhduar edhe te klubi francez.

Enrique vazhdon të ketë lidhje të shkëlqyer me Neymarin, andaj më shumë gjasë anësori do të qëndrojë në “Parkun e Princave” me shpresën ta shohim “Neymarin e vjetër”.

T’i rikthejë tifozët e PSG-së

Tifozët Ultras të PSG-së janë të njohur për zemërimin e tyre. Edicionin e kaluar ata revoltuan ndaj Lionel Messit, që vendosi të mos rinovojë kontratën, kurse shkuan dhe fishkëlluan edhe te shtëpia e Neymar Juniorit.

Kësisoj, Enriques i duhen menjëherë rezultatet pozitive që ta ketë mbështetjen e tifozëve parisienë, përndryshe do të ketë shumë fishkëllima drejt tij.

Krijimi i mesfushës

PSG ka një numër të lojtarëve në mesfushë, por vetëm një me klas botëror, që është Marco Verratti.

Sidoqoftë, me ardhjen e lojtarit premtues Manuel Ugarte dhe afrimit të Lee Kang-in nga Mallorca, Enrique mund të shpresojë që mesfushorët ta luajnë lojën e tij me rol posedues.

Dyshja Ugarte deh Verratti duken të jenë titullar të padiskutueshëm, por ta zgjedhë lojtarin e tretë dhe të katërt që ta balancojë sistemin nuk do të jetë aspak e lehtë.

Enrique po ëndërron nënshkrimin me Bernardo Silvan që ishte mësuar me këtë lloj loje te skuadra e Guardiolas.

Më shumë minutazhë për lojtarët e rinj

PSG tani duhet të vendosë në formacionin bazë edhe disa lojtarë të rinj, që mund të jenë e ardhmja e klubit.

Si për shembull sulmuesi Warren Zaire-Emery që ka bërë 26 paraqitje edicionin e kaluar, por i duhet ende shumë punë që të bëhet më i kompletuar.

Përpos tij, edhe qendërmbrojtësi El-Chadaille Bitshiabu shihet me potencial të madh, derisa 21-vjeçari Hugo Ekitike mund ta fitojë vendin në formacionin bazë.

Këta janë lojtarë që tifozët e PSG-së do të donin t’i shihnin në fushë dhe Enrique që i dha debutimin Gavit te Spanja mund të jetë i duhuri për t’i rritur.

Transferimet e reja

Një tjetër problem, do të jetë si do të luajnë këto transferimet e reja me PSG-në që ka qenë tejet aktive.

PSG ka nënshkruar me Ugarte, Marco Asension si agjent të lirë, Lucas Hernandez për 50 milionë euro (vetëm disa detaje derisa të mbyllet marrëveshja) dhe Milan Skriniar.

Me tëra këta emra, Enrique duhet ta gjejë mënyrën që të gjithë të jenë të lumtur duke synuar objektivin e klubit pasi në të kaluarën disa nga lojtarët shpesh herë kanë shprehur pakënaqësi shkaku i minutazhës.

Kylian Mbappe (nëse qëndron)

Problemi kryesor te PSG po vazhdon të jetë sulmuesi Kylian Mbappe. Ai e ka bërë të ditur se do të largohet nga Franca pas 12 muajve, andaj klubi i ka vendosur ultimatum prej dy javësh që të rinovojë ose do të shitet.

Asnjëra nga palët nuk i pëlqen vendimi i njëri-tjetrit, prandaj gjithçka mund t’i kushtojë Luis Enriques.

Nëse Mbappe qëndron për një sezon më shumë – gjë që mund të ndodhë ende – trajneri do të pritet të hartojë një sistem që e mban të lumtur kapitenin e Francës. Dhe kjo nuk është e lehtë. Mbappe është një futbollist i klasit botëror, i cili do të shënojë gola pothuajse në çdo grup. Por të kesh Mbappe është një luks që kërkon një ndryshim në sistem dhe vjen me pritjen për të fituar.

Kjo është diçka për të cilën Luis Enrique është i mirë, por mbetet për t'u parë nëse ai mund ta qetësojë yllin aktual, ndërsa përgatitet edhe për largimin e tij të pashmangshëm.

Lajme të ngjashme