Barça në hall, shtatë lojtarëve u skadojnë kontratat në verë - NACIONALE

Barça në hall, shtatë lojtarëve u skadojnë kontratat në verë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona e ka nisur me Xavi Hernandez dhe Joan Laportan procesin e reformave në skuadër që prej verës. Me të filluar afati kalimtar janar pas një jave janë shtatë futbollistë që mund të negociojnë për të ardhmen e tyre.

Klubi katalonas duhet t’i bëjë llogaritë jo vetëm me problemet financiare. Brenda skuadrës ekziston edhe një numër i madh i futbollistëve, kontrata e të cilëve u skadon në verën e vitit të ardhshëm.

Disa nga ta janë edhe bartës të lojës. Një pjesë e tyre kanë bindur stafin teknik të udhëhequr nga Xavi që të vazhdojnë të mbesin pjesë e organikës, kurse një pjesë tjetër nuk figurojnë më në planet e trajnerit.

Këta futbollistë janë Busquets, Sergi Roberto, Bellerin, Alonso, Depay, Pena dhe Tenas. Busqets është kapiten i skuadrës, por paga e tij e lartë paraqet një problem të madh për financat e klubit.

Sidoqoftë, vetë dëshira e lojtarit duket të jetë ajo e largimit dhe të luajë në MLS, por një vendim përfundimtar akoma nuk e ka marrë.

Futbollistët me të cilët Xavi dëshiron që të vazhdojë të llogaritë në ta janë Alonso, Pena dhe Tenas. Të tjerët janë të destinuar që të largohen nëse jo në janar, atëherë gjatë verës në parametra zero.

Gjithsesi, klubo do të mundohet që të bëjë të pamundurën që në rastin e lojtarëve në fjalë të inkasojë ndonjë shumë parash, nëse ata do të bindën që të largohen në janar. Nëse jo, atëherë duhet pajtuar me faktin që do të largohen si futbollistë të lirë.

Në çdo rast, klubi ka shprehur gatishmëri që t’ua mundësojë të gjithë futbollistëve në fjalë që të kenë të drejtë të negociojnë me klubet tjera me të filluar afati kalimtar dimëror.

Lajme të ngjashme