Shqiptarët e Zvicrës përsëri takohen me Serbinë
Është hedhur shorti edhe për ligën A të Ligës së Kombeve, ku do të zhvillohen disa përballje mjaftë interesante.
Grupi më interesant doli të jetë A2 ku gjenden gjigantët si Franca, Belgjika, Italia dhe Izraeli.
Megjithatë, vëmendja e tifozëve tanë do të jetë në grupin A4, ku Zvicra e mbushur me shqiptarë do të përballet prapë me Serbinë.
Të gjitha grupet e ligës A të Ligës së Kombeve:
Grupi A1: Kroaci, Portugali, Poloni, Skoci.
Grupi A2: Itali, Belgjikë, Francë, Izrael.
Grupi A3: Holandë, Hungari, Gjermani, Bosnja dhe Hercegovinë.
Grupi A4: Spanjë, Danimarkë, Zvicër, Serbia.

Përballjet do të nisin në muajin shtator.