Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit në Kaiserau, zbulohet programi për nesër - NACIONALE

Shqipëria zhvillon stërvitjen e fundit në Kaiserau, zbulohet programi për nesër

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë, vazhdon të jetë e grumbulluar në kampin e saj bazë në Kaiserau Sportcenter, ku sot pasdite (e enjte), zhvilloi seancën e fundit stërvitore në këtë kamp.

Skuadra me stafin teknik u përqendruan te pjesa taktike, ku ngarkesat fizike ishin të reduktuara, për të parandaluar ndonjë lëndim të momenteve të fundit.

Grupi prej 26 lojtarëve është në parametra optimale dhe për momentin nuk ka probleme fizike për asnjërin nga lojtarët, pas seancës së fundit stërvitore në kampin bazë.

Kjo ishte stërvitja e fundit në Kaiserau para ndeshjes së parë në EURO 2024 kundër Italisë, ndërsa kuqezinjtë nesër do ta kenë edhe një stërvitje në Dortmund, në stadiumin ku do të zhvillohet ndeshja të shtunën, pra në Signal Iduna Park.

Programi për nesër

Nesër duke filluar nga ora 17:45, trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti, do të dalin në konferencë për shtyp, ndërsa vetëm 45 minuta më vonë, në 18:30, është planifikuar seanca e fundit stërvitore në stadiumin e ndeshjes.

Shqipëria gjendet në Grupin B, ku pas ndeshjes me Italinë më 15 qershor, do të përballen edhe me Kroacinë e Spanjën.

Një lajm i mirë dhe i keq ka ardhur nga kundërshtari i parë i kuqezinjve. Nicolo Barella, ylli i Interit, është kthyer në stërvitje me grupin dhe do të jetë i gatshëm për ndeshje, por në anën tjetër ylli i ri i Juventusit, Fagioli, nuk ia ka dalur dhe nuk do të jetë për ndeshjen e së shtunës.

Lajme të ngjashme