“Shpërtheu në stërvitje dhe u largua”, trajneri Joncevski tregon arsyen e largimit të Fergusonit - NACIONALE

“Shpërtheu në stërvitje dhe u largua”, trajneri Joncevski tregon arsyen e largimit të Fergusonit

1 muaj më parë

nga Edonis Bytyqi

Klubi basketbollistik Bashkimi vendosi ta ndërpresë bashkëpunimin me ish lojtarin e NBA-së Terrance Ferguson shkaku që ky i fundit ‘shpërtheu’ në stërvitje dhe u largua para kohe, kështu ka deklaruar trajneri Alek Joncevski për Gazetën Nacionale.

Edhe pse erdhi më shumë bujë, Ferguson u largua nga klubi prizrenas pasi zhvilloi vetëm një ndeshje.

Lidhur me këtë situatë, Nacionale ka kontaktuar trajnerin Joncevski, i cili deklaroi se Ferguson kishte shpërthyer në stërvitje, andaj edhe klubi vendosi t’ia ndërpres kontratën.

Problemi me Fergusonin nuk ka të bëjë asgjë më mua, por ai shpërtheu në stërvitje dhe u largua vetë para kohe”.

Kishim një mbledhje të vonshme dhe vendosëm se ishte më së miri për klubin që ta liromë. E përsëris Ferguson u largua vetëm shkaku i tij dhe askujt tjetër në klub”.

Ndërkohë, Nacionale ka kontaktuar edhe drejtorin Qëndrim Birna që vetëm shtoi se Ferguson kishte pasur edhe disa përleshje edhe me bashkëlojtarët në stërvitje.

Për arsye disiplinore siç u komunikua. Më specifikisht? Nuk stërvitste siç duhet e pastaj edhe kishte probleme me bashkëlojtarët”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme