Shpërthen një zjarr në Stamboll, stadiumi i finales përfshihet nga tymi
Stadiumi Attaturk, ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve është përfshirë nga një tym i madh shkaku i një zjarri aty pranë, që ndodhi para disa orëve.
Stadiumi mahnitës i Stambollit do të jetë nikoqir i një tjetër finale historik, ku këtë herë Man City do ta mirëpres gjigantin italian, Inter Milan.
Disa imazhe të shfaqura në rrjetet sociale tregojnë se tifozët e Man Cityt dhe Interit kanë mbetur të bllokuar gjatë rrugës nga parku zyrtar i tifozëve, një udhëtim i shkurtër që ka marrë shumë më shumë se një orë.
Disa nga tifozët janë larguar nga transporti duke vrapuar në anë të rrugës duke kaluar trafikun e pafund.
Kjo situatë duket se erdhi shkau i një shpërthimi të zjarrit në një fabrikë disa metra larg stadiumit.
Tymi ishte aq i errët sa u pa edhe mbi stadium, me zjarrfikësit që po punojnë për ta shuar sa më parë, e deri më tani nuk ka asnjë tregues se nëse mund të ndikojë në kohën e fillimit të finales.
MAN CITY, INTER FANS FACING DELAYS GETTING TO STADIUM 🚗🏃🚙 Supporters jog through traffic to get to Atatürk Stadium, miles from Istanbul city center. Reports of 2-hour shuttle bus waits. All with UEFA mishandling of 2022 Paris Final fresh in memory.pic.twitter.com/OIrc2y9Zqh
— Men in Blazers (@MenInBlazers) June 10, 2023
On the way to the Ataturk... pic.twitter.com/yMlq9ZzcUX
— Ger Gilroy (@gergilroy) June 10, 2023