Shorti i Ligës së Konferencës: Lille i Edon Zhegrovës përballet me Aston Villën në çerekfinale - NACIONALE

Shorti i Ligës së Konferencës: Lille i Edon Zhegrovës përballet me Aston Villën në çerekfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gara e tretë më e fortë evropiane për nga rëndësia, pra Liga e Konferencës ka arritur në prag të çerekfinaleve, aty ku sot u mësuan çiftet që do të përballen mes vete.

Përveç dueleve çerekfinale, sot në Nyon u mësuan se kush me kë do të përballet në gjysmëfinale dhe cila nga skuadrat do të cilësohet si vendas në finalen e madhe që zhvillohet në Greqi.

Club Brugge që fitoi me lehtësi ndaj Moldes do të përballet në çerekfinale me PAOK, me këta të fundit që do të tentojnë ta arrijnë finalen që zhvillohet në vendin e tyre.

Një tjetër skuadër greke, Olympiacos, që me rezultat të thellë fitoi ndaj Maccabi Tel-Aviv në ndeshjen kthyese për të përmbysur rezultatin nga takimi i parë, do të luajë për një vend në gjysmëfinale me Fenerbahcen.

Aston Villa me paraqitje fantastike në ndeshjen kthyese ndaj Ajax premton shumë në këtë garë, ku në çerekfinale përballet me skuadrën e Edon Zhegrovës, Lille.

Ndërsa çerekfinalja e fundit do të jetë mes Viktoria Plzen e Fiorentina.

Gjysmëfinalet e Ligës së Konferencës

Në gjysmëfinale do të takohet fituesi i çerekfinales së tretë pra Astona Villa - Lille kundër fituesit të çerekfinales së dytë Olympiacos - Fenerbahce.

Në gjysmëfinalen tjetër do të takohen fituesi nga çerekfinalja e katërt Viktoria - Fiorentina dhe fituesi nga çerekfinalja e parë Club Brugge - PAOK.

Finalja e Ligës së Konferencës

Finalja e madhe që do të zhvillohet në Athinë të Greqisë, do të mirëpresë dy skuadrat më të mira, ndërsa paraprakisht është përcaktuar se cila skuadër do të jetë në cilësinë e vendasit e cila në atë të mysafirit.

Fituesi i gjysmëfinales së parë do të jetë vendas, ndërsa mysafirët do të jenë nga gjysmëfinalja e dytë, ndonëse ndeshja e madhe zhvillohet në terren neutral.

Lajme të ngjashme