Shorti i Ligës së Konferencës: Lazio përball AZ Alkmaarit, West Ham udhëton te Larnaca - NACIONALE

Shorti i Ligës së Konferencës: Lazio përball AZ Alkmaarit, West Ham udhëton te Larnaca

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti edhe për garën e tretë evropiane për nga rëndësia, Ligën e Konferencës, duke u bërë të ditur çiftet e 1/8 së finales. Ndeshjet më interesante janë ato mes Lazios e AZ Alkmaar, Anderlecht e Villarreal dhe Larnaca e West Ham United.

Ashtu si në Ligën e Evropës edhe në Ligë të Konferencës, nga ky sezon praktikohet metodë e re e çifteve, ku vendet e para në grupe do të përballen me fituesit nga raundi i play-offit.

Edhe Liga e Konferencës nuk do të ketë ndeshje të fortë, me përballjet më të mira mes Lazios e Alkmaar e West Ham United – Larnaca.

Ambasadori i UEFA-s dhe legjenda çeke, Vladimir Smicer, tërhoqi shortin në Nyon të Zvicrës dhe çiftët e 1/8 së finales do të jenë këto:

Larnaca – West Ham United;

Fiorentina – Sivasspor;

Lazio – AZ Alkmaar;

Lech Poznan – Djurgardens;

Basel – Slovan Bratislava;

Sherrif vs OGC Nice;

Anderlecht – Villarreal;

Gent – Basaksehir.

Image

Ndeshjet e para do të zhvillohen më 9 mars, ndërsa ato të kthimit më 16 mars. Skuadrat vendase do të jenë ato të renditura sipas shortit.

Për çerekfinale do të ketë sërish short, i cili do të hidhet më 17 mars, pasi të mësohen tetë fituesit e përballjeve të 1/8 së finales.

Lajme të ngjashme