Shorti i 1/8 në Ligën e Kampionëve: Liverpool - Real Madrid, PSG - Bayern Munich
Kur do të zhvillohen ndeshjet e 1/8?
Ndeshjet e para të rrethi të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve do të zhvillohe më 14-15 dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7-8 dhe 14-15 mars.
Liverpool - Real Madrid dhe PSG - Bayern Munich ndeshjet kryesore të këtij rundi
Liverpooli kundër Real Madridit dhe Paris Saint-Germain kundër Bayern Munich janë dy ndeshjet kryesore të rrethit të 16 më të mirëve në Ligën e Kampionëve.
Liverpooli dhe Real Madridi takohen për herë të tretë radhazi, me spanjollët që fituan 1:0 në finale të sezonit të kaluar falë golit të Vinicius Juniorit në Paris. Madridi e eliminoi Liverpoolin edhe në çerekfinale të sezonit 2020/21.
PSG-ja dhe Bayerni do të përballen për herë të tretë në katër sezonet e fundit, me Kingsley Coman që e shënoi golin e triumfit për gjermanët në finalen e vitit 2020 në Lisbonë, për trofeun e gjashtë evropian të Bayernit.

Këto janë çiftet e 1/8
RB Leipzig - Manchester City
Club Brugge - Benfica
Liverpool - Real Madrid
Milan - Tottenham
Frankfurt - Napoli
Dortmund - Chelsea
Porto - Inter
Paris Saint-Germain - Bayern Munich
Katër ekipe angleze në këtë rund
Në rreth e 16 më të mirëve i kemi katër skuadra angleze dhe nga tri skuadra nga Italia dhe Gjermania.
Spanja përfaqësohet vetëm nga kampioni në fuqi Real Madrid, ndërsa Franca nga Paris Saint-Germain.
Benfica dhe Porto vijnë nga Portugalia.
Ekipet nga i njëjti shtet s'mund të përballen mes vete në këtë rreth
Ekipet që vijnë nga shteti apo federata e njëjtë, nuk mund të përballen njëra me tjetrën në këtë rreth të garës, e po ashtu as skuadrat që kanë luajtur në të njëjtin grup në fazën grupore.
Kjo vlen vetëm për rrethin e 16 më të mirëve.

Këto janë 16 ekipet
Fituesit e grupeve: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real Madrid, Tottenham.
Vendet e dyta: AC Milan, Borussia Dortmund, Club Bruges, Eintracht Frankfurt, Inter Milan, Leipzig, Liverpool, Paris St-Germain.

Mirë se vini në raportimin drejtpërdrejt me tekst të shortit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
16 skuadrat që e kaluan fazën grupore do t'i mësojnë kundërshtarët e tyre në rrugë drejt titullit evropian në shortin që fillon në orën 12:00.