Shkëlqen Sorloth, Villarreal me rikthim mahnitës fiton një pikë ndaj Realit
Villarreal ka bërë një befasi në xhiron e 37-të, duke bërë një rikthim mbresëlënës për ta fituar një pikë ndaj Real Madridit.
Edhe pse ishin në disavantazh prej 1:4, Villarreal arriti ta barazonte rezultatin në 4:4, sfidë ku shkëlqeu Sorloth me një poker.
Real Madridi fillimisht ishte fantastike duke kaluar në epërsi përmes talentit turk Arda Guler (14’).
Joselu u përkujdes për të dyfishuar epërsinë me një gol nga afërsia pas një asistimi të Lucas Vazquezit (30’).
Nëntë minuta më vonë, Villarreal e ngushtoi rezultatin me Alexander Sorloth, që shënoi me kokë pas harkimit të Mosqueras (39’).
Megjithatë, qysh në aksionin tjetër Vazquez e riktheu epërsinë e dyfishtë, duke shënuar lehtësisht pas një gabimi në mbrojtje (40’).
Ndërsa, Guler shënoi të katërtin me disa driblime mahnitëse dhe një finalizim të shkëlqyer (45+2’).
Kur mendohej se gjithçka ka përfunduar, Villarreal bëri një rikthim fantastik. Ishte Sorloth që ishte heroi duke shënuar tre herë brenda tetë minutave.
Fillimisht, realizoi me kokë pas një harkimi ku njësoi si te goli i parë e mposhti Luninin (48’).
Katër minuta më vonë, e dribloi për mrekulli Eder Militaon dhe realizoi lehtësisht nga afërsia (52’).
Ndërsa, golin e katërt e kompletoi me një finalizim mahnitës duke e lënë pa gjasa Luninin (56’).
Reali mbetet lider me 94 pikë derisa Villarreal zë pozitën e tetë me 52 sosh.