Shkëlqen Salah, Liverpooli e nis me fitore komode epokën e Arne Slot
Liverpooli e ka nisur me fitore epokën e Arne Slot, pasi në ndeshjen e tyre të parë në Premierligë triumfuan 2:0 ndaj Ipswich Town, ku shkëlqeu Mohamed Salah me gol e asist.
Të kuqtë nga Merseyside udhëtuan në Portman Road, për t'u takuar me skuadrën e sapopromovuar në Premierligë.
Skuadra e Arne Slot ishte dukshëm më e mirë gjatë 90 minutave, ndonëse nuk gjuajtën asnjëherë në drejtim të portës në 45 minutat e para.
Pasi pjesa e parë u mbyll pa asnjë golë të realizuar, Liverpooli e gjeti golin në dy raste në pjesën e dytë, ku Salah ishte i përfshirë në të dy aksionet.
Trent Alexander-Arnold e nisi një kundërsulm të shpejtë, kur e gjeti shumë bukur Mohamed Salahin në krah, me këtë të fundit që asistoi në zonë për Diogo Jotan, që shënoi lehtësisht për 1:0 në minutën e 60-të.
🏴 Goal: Diogo Jota | Ipswich Town - Liverpool | 🅰️ Salahpic.twitter.com/nvnTxiv8Nm
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Goli i dytë nuk vonoi shumë. Zhvillohej minuta e 65-të kur Dominik Szoboszlai tentoi një asist në një hapësirë të ngushtë, ku nga topi i devijuar përfitoi Salah, që shënoi për 2:0.
🏴 Goal: Salah | Ipswich Town 0-2 Liverpool
— PushGoals (@PushGoals) August 17, 2024
Great finish!pic.twitter.com/vqonpDfaLY
Salah e vazhdon rekordin, duke shënuar apo asistuar në çdo ndeshje të parë të sezonit që nga 2017-2018.
Deri në fund të takimit nuk pati ndryshim në rezultat, dhe Liverpooli iu gëzua tre pikëve të para në ndeshjen e tyre hapëse të sezonit, ku nisi epoka e Arne Slot.