Shkëlqen Mbappe me dy gola, PSG triumfon ndaj Angers - NACIONALE

Shkëlqen Mbappe me dy gola, PSG triumfon ndaj Angers

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Paris Saint-Germain ka shënuar fitore në udhëtim te Angers, në kuadër të xhiros së 32-të në Ligue 1.

"Parisienët" arkëtuan pikët e plota duke shënuar fitore me rezultat të ngushtë 1:2.

Pas vetëm nëntë minutave lojë, Lionel Messi me një pasim të saktë gjeti Juan Bernat, që asistoi për Kylian Mbappen, me francezin që realizoi nga afërsia.

Messi vazhdoi të tregojë "magjinë" duke asistuar nga gjysma e fushës për Mbappe, që këtë herë dribloi portierin dhe realizoi në portën vendase për të dyfishuar epërsinë (26').

PSG ishte shumë më e mirë në tërë ndeshjen duke pasur edhe disa raste për të shënuar edhe më shumë gola.

Messi tentoi nga distanca derisa Mbappe humbi një rast nga afërsia, me portierin vendas Bernardoni që bëri disa pritje fantastike.

E tëra që arritën të bënin vendasit ishte goli i nderit i shënuar nga Sada Thioub në përfundimin e ndeshjes (89').

Pas kësaj fitore, PSG mbetet lider i vetëm me 75 pikë, derisa Angers renditen në fund me 14 sosh.

Lajme të ngjashme