Shkëlqejnë Hajrizi e Tmusic, Trepça e mposht me vështirësi Pejën - NACIONALE

Shkëlqejnë Hajrizi e Tmusic, Trepça e mposht me vështirësi Pejën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trepça ka shënuar fitore të vështirë në finalen e tretë të play-offit ndaj Pejës, duke marrë epërsinë në seri 2:1.

Skuadra mitrovicase shënoi një fitore me rezultat 97:90 (19:21, 23:25, 25:27, 30:17).

Peja ishte më e mirë duke e mbyllur në epërsi me dy pikë më shumë çerekun e parë 19:21, ndërsa vazhduan me të njëjtën mënyrë edhe në çerekun e dytë 23:25.

Pejanët vazhduan këtë formë të mirë edhe në çerekun e tretë duke e mbyllur sërish me dy pikë më shumë (25:27), por që në çerekun vendimtar Trepça tregoi "dhëmbët" duke marr dominimin e plot që i solli edhe fitoren në fund me rezultat 97:90.

Vlen të përmendet edhe atmosfera e jashtëzakonshme në "Minatori", ku e tërë palestra ishte e mbushur nga tifozët vendas që vazhdojnë ta mbështesin klubin e zemrës hap pas hapi.

Më meritori padyshim ishte Drilon Hajrizi me 27 pikë të shënuara, ndihmuar nga Tmusic me 25 sosh. Në anën tjetër, te Peja u dalluan Qallakaj me 19 pikë dhe Joseph me 18 sosh.

Trepça tani është në epërsi në serinë finale 2:1, ndërsa ndeshja e radhës zhvillohet në Pejë.

Lajme të ngjashme