Shiten të gjitha biletat për ndeshjen gjysmëfinale Milan – Inter, San Siro do të jetë plotë
San Siro do të jetë i mbushur tërësisht për ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet Milanit e Interit, që do të zhvillohet më 10 maj. Ky është njoftimi zyrtar, pasi asnjë biletë nuk ka mbetur më në shitje.
Ata që posedonin bileta sezoni nga Milani dhe karta lojaliteti të tifozëve të besueshëm, kishin të drejtë të blinin biletat me ofertat më të mira në qytet gjatë dy fazave të para të lëshimit zyrtar në shitje të tyre.
Biletat për ndeshjen më pas u shitën plotësisht brenda disa orësh pasi biletat u vunë në dispozicion të publikut të gjerë përmes faqes së internetit të klubit dhe zyrës së biletave.
Pritet që edhe ndeshja e kthimit, në të cilën Interi do të jetë zyrtarisht si vendase, të jetë po aq, në mos edhe më popullore duke pasur parasysh se mund të jetë ndeshje vendimtare për kualifikimin në finale të njërës apo tjetrës skuadër.
Në faqen e klubit, Interi ka vënë në dukje se tashmë ka pasur një kërkesë të madhe të paparë për biletat për ndeshjen e kthimit.
Mbështetësit që kanë mbajtur një biletë sezoni të Interit për të paktën katër sezone radhazi, do të jenë ndër grupet e para që mund të blejnë bileta, të cilat do të dalin në shitje këtë të enjte.
Tre nivele të tjera të lëshimeve të biletave janë planifikuar gjatë ditëve në vijim, megjithatë, ka shumë pak gjasa që ato të dalin në shitje të përgjithshme duke pasur parasysh kërkesat jashtëzakonisht të larta.
Febbre #Euroderby, il #Milan fa sold-out per l'andata! Novità per gli abbonati #Inter per il ritorno https://t.co/kpwzAfBPzw
— calciomercato.com (@cmdotcom) May 2, 2023

