Shënohen dy gola të shpejtë në "Parkun e Princave"
Si PSG ashtu edhe Atletico Madrid kanë shënuar nga një gol në derbin që po zhvillohet në "Parkun e Princave".
Ishte mesfushori Warren Zaire-Emery që realizoi pas 14 minutave lojë për t'i dhënë epërsinë vendasve.
Pas një asistimi të bukur të Ousmane Dembeles, mesfushori francez lehtësisht shënoi përballë Oblak (14’).
⚽ 𝗚𝗢𝗔𝗟: WARREN ZAIRE-EMERY WITH A CHEEKY FINISH!
— Marmoush Xtra (@MarmoushXtra) November 6, 2024
🇫🇷 PSG 1-0 Atlético 🇪🇸#UCL
pic.twitter.com/JOPH4hKnkP
Sidoqoftë, vetëm katër minuta më vonë Atletico Madrid u përgjigj me Nahuel Molina, i cili realizoi me një goditje fantastike (18').