Sheiku ofron 1 miliardë euro ekstra për ta blerë Manchester Unitedin
Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani ka premtuar investim shtesë prej afro 1 miliardë euro në Manchester United, mbi shumën 5 miliardë euro që të fitojë kontrollin e Djajve të Kuq.
Katari nuk është më favorit për të fituar betejën e marrjes së gjigantit anglez, pasi miliarderi britanik, Sir Jim Ratcliffe i ofroi familjes Glazers mundësinë për të mbajtur aksione në klub. Jassim, në të kundërtën, synon marrjen 100% të klubit dhe oferta e Ratcliffe për kontroll në vend të pronës së plotë vlen më shumë pasi e vlerëson klubin më të lartë se oferta prej 5 miliardë eurosh e Jassim.

Me një vendim që pritet nga Glazers këtë javë për ofertën e preferuar, duket se ka frikë nga ana e Jassimi pasi që oferta e tyre nuk është mjaftueshëm e lartë sa e të tjerëve.
Por CITY AM thotë se sheiku ka ofruar një shtesë prej afro 1 miliardë eurosh shpenzime në klub mbi ofertën e tij prej 5 miliardë eurosh. Kjo mund të përdoret për transferime, renovimin e Old Trafford dhe terrenit stërvitor. Jassim ndër të tjera ka premtuar se do të fshijë borxhin e klubit i cili aktualisht është rreth 600 milionë funte.
Oferta e Ratcliffe, e cila do të ishte për aksione kontrolluese, besohet se do të përfshinte huamarrjen e saj dhe nuk do të fshinte borxhin e klubit.

Afati për rundin e tretë të ofertave kaloi të premten e kaluar dhe familja Glazer tani pritet të zgjedhë një ofertë të preferuar këtë javë. Megjithatë ata që shpresojnë për një zgjidhje të shpejtë do të zhgënjehen, pasi familja amerikane ka të ngjarë të kërkojë të marrë një tarifë edhe më të lartë pasi të ketë zgjedhur një ofertë të preferuar./Orselina Lazraj

