Sheikh Jassim tërhiqet nga gara për blerjen e Manchester Unitedit
Sheikh Jassim dhe konsorciumi i Katari kanë hequr dorë nga blerja e Manchester Unitedit, pasi oferta e tyre e fundit ishte refuzuar nga familja Glazers, kështu të paktën mësohet nga mediat britanike.
Sheikh Jassim u ka thënë pronarëve amerikanë të Unitedit se ai ka tërhequr ofertën e tij për të blerë klubin pasi pa ofertën e tij të fundit të refuzuar, sipas Fabrizio Romanos. Glazers kanë refuzuar një ofertë të re për të blerë 100 për qind të klubit dhe për të pastruar plotësisht borxhin, duke rezultuar në përfundimin e ofertës së konsorciumit.

Konsorciumi i Katarit ka qenë një nga favoritët për të blerë klubin në një proces që ka zgjatur për gati një vit. Miliarderi britanik Sir Jim Ratcliffe dhe grupi i tij INEOS kanë qenë rivalët kryesorë për të marrë pronësinë e Unitedit. Ratcliffe, është raportuar, është i gatshëm të marrë përsipër një aksion të pakicës fillimisht, gjë që do t'i lejonte familjes Glazer të qëndronte në krye për momentin.

Saga e blerjes duket se do të vazhdojë pa një fund të qartë në horizont. Ndërkohë, Manchester United kthehet në aksion pas pushimit ndërkombëtar me ndeshjen ndaj Sheffield United.