Sheikh Jassim ftohet nga blerja e Man Unitedit shkak i kërkesave të Glazers - NACIONALE

Sheikh Jassim ftohet nga blerja e Man Unitedit shkak i kërkesave të Glazers

10 muaj më parë

nga NACIONALE

Sheikh Jassim bin Hamad Al Thani thuhet se ka ftohur interesimin për blerjen e Manchester Unitedit shkaku i kërkesave të reja të vendosur nga familja Glazers.

Sheikët e Arabisë Saudite janë favoriti për ta blerë 20 herë kampionin e Anglisë, pasi javë më parë edhe bën një ofertë zyrtare në vlerën e 5 miliardë funteve.

Ky bord i drejtuar nga Sheikh Jassim ka kërkuar blerjen komplet të klubit, duke ofruar miliona euro investime në përmirësimin e stadiumit “Old Trafford”, si dhe në fushat e stërvitjeve.

Mirëpo, siç raporton “El Pais”, ky interesim i sheikëve ka nisur të ftohet pasi në mesin e negociatave familja Glazers ka ndryshuar çmimin gjë që nuk iu ka pëlqyer arabëve.

Raporti shton se Sheikh Jassim ishte thënë se blerja e Man Unitedit do të kushtonte 5.2 miliardë funte mirëpo tani kjo vlerë është rritur në 6 miliardë funte.

Sheikët e Katarit deri më tani kanë dërguar katër oferta të ndryshme për blerjen e “Djajve të Kuq”, por secila herë deri më tani ka qenë e pasuksesshme.

Përpos kësaj thuhet se nëse vazhdon një situatë e tillë, Jassim mund ta lërë fare 20 herë kampionin e Anglisë dhe të provojë ta blejë West Ham Unitedin.

West Ham është në finalen e Ligës së Konferencës dhe do të kualifikoheshin në Ligën e Evropës nëse arrijnë ta mposhtin Fiorentinan më 7 qershor në Pragë.

Lajme të ngjashme