Sheikh Jassim bën ofertën e fundit për Manchester Unitedin - NACIONALE

Sheikh Jassim bën ofertën e fundit për Manchester Unitedin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sheikh Jassim ka bërë një ofertë të fundit me shpresën për ta blerë gjigantin anglez, Manchester United.

Tashmë katër oferta të sheikut nga Arabia Saudite janë refuzuar nga familja Glazers, të cilët e vlerësojnë Man Unitedin rreth 6 miliardë euro.

Gazetari italian Gabrizio Romano shkruan se Jassim ka bërë një ofertë të fundit dhe në rast që refuzohet, atëherë do të tërhiqet nga gara.

Sheikh Jassim ka bërë një ofertë të pestë për ta blerë Man Unitedin me një synim: Merre ose lërë”.

Nuk do të ketë më oferta nga grupi i Katarit pas kësaj të premte, Jassim nuk do të merret më me procesin”.

Romano tutje shton se Jassim do të tërhiqet shkaku që nuk dëshiron të humbasë kohë pasi dëshiron edhe të investojë në skuadër gjatë afatit kalimtar veror.

Kjo gjithashtu shkaku që afati veror do të nis dhe Sheikh Jassim donte të ishte i gatshëm të investojë sa më parë në skuadër”.

Qysh është përmendur nga dita e parë, oferta është për ta blerë komplet klubin, para kesh dhe do të paguante të gjitha borxhet e klubit dhe një vlerë do të shkonte për investim te lojtarët, infrastruktura dhe çdo vend që nevojitet”.

Tani varet nga Glazers që gjithashtu po bisedojnë edhe me grupin INEOS, me Sir Jim Ratcliffe insiston ta blejë klubin”, shkroi ai.

Lajme të ngjashme