Shefi ekzekutiv i Interit tregon se kur do të dihet nëse Skriniar do ta vazhdojë kontratën - NACIONALE

Shefi ekzekutiv i Interit tregon se kur do të dihet nëse Skriniar do ta vazhdojë kontratën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vazhdimi i kontratës të mbrojtësit Milan Skriniar është në qendër të vëmendjes në klubin zikaltër. Interi nuk dëshiron që ai të lirohet si lojtar i lirë në vitin e ardhshëm.

U përfol gjërë e gjatë se do të sakrifikohej në afatin kalimtar të verës për t’i dhënë klubit paratë një oksigjen sa i përket bilancit vjetor, por në fund Skriniar mbeti lojtar i Interit, pa lëvizur asgjëkundi. Skuadra që më së shumti shprehi interesim për shërbimet e tij ishte PSG.

Sido që të jetë, tani ka ngecur një çështje e pazgjidhur: vazhdimi i kontratës. Mbrojtësit sllovak kontrata i skadon në fund të sezonit.

Mirëpo, Beppe Moratta si shef ekzekutiv i Interit sonte, pak minuta para nisjes së takimit kundër Bolognas, u shpreh optimist se palët do ta zgjidhin këtë ngërç në ditët në vijim.

“Jam shumë i optimist. Brenda një javë do të duhej që të arrijmë në një përfundim ku të dy ekipet urojnë që të jetë pozitiv”, tha ai.

Beteja me kohën

Interi dëshiron që kjo odiseadë të merr fund para fillimit të Kupës së Botës, sepse vazhdimi i kampionatit do të bëhet nga viti i ri kalendarik. Nëse do të zgjatej kjo çështje deri në fillimin e vitit të ri kalendarik, atëherë klubi do të rrezikonte që mbrojtësi t’i ikte me parametra zero.

“Kemi para vetes një profesionist të vërtetë, si dhe një djalë që e dashuron fanellën që e vesh mbi supe. Kërkesat e lojtarit për nga aspekti ekonomik janë të drejta”, sqaroi Marotta për “DAZN”.

Drejtori italian shpreson që negociatat e stërzgjatura me përfaqësuesit e lojtarit do të shkojnë në drejtimin e duhur. Ai paralajmëroi se ato do të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim, pasi Interi është në luftë me kohën që t’i japë epilog kësaj çështje.

“Me përfaqësuesit e lojtarit do të vazhdojmë të negociojmë gjatë këtyre javëve. Nuk e di nëse do t’ia dalim para të dielës”, theksoi Marotta.

Me paraqitjen e sotme si titullar, Milan Skriniar vulos ndeshjen e 14-të në Serie A në edicionin e sivjem. Ai ka luajtur po ashtu edhe në të gjitha ndeshjet e Interit në Ligën e Kampionëve në fazën e grupeve, ku skuadra, edhe pse për ndokë në mënyrë befasuese, arriti sigurimin e një plasmani në 1/8 e finales.

Interi në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve do të luajë ndaj ekipit portugez, Porto. Klubi italian shpreson që në ndeshjet në fjalë që do të luhen në shkurt ta ketë në gjendje gatishmërie me kontratë të re edhe beniamin e vet në mbrojtje: Milan Skriniar.

Lajme të ngjashme