PSG rriti ofertën për Skriniar, por Inter nuk e ka ndër mend të privohet nga ai
Siç raportoi agjencia e lajmeve franceze RMC gjatë ditës së sotme, PSG ka rritur në 70 milionë euro ofertën për mbrojtësin e Inter, Milan Skriniar.
Inter edhe pse ka nevojë të gjenerojë para nga shitja e lojtarëve, duke qenë se ka dështuar ta marrë një zëvendësues të denjë për Skriniar, tani nuk e ka ndër mend të privohet nga ylli sllovak. Këtë gjë e bën të ditur edhe gazetari Fabrizio Romano.
Për Interin afati kalimtar veror ka mbaruar sa i përket shitjes së lojtarëve dhe dëshiron që ta mbajë këtë organikë të lojtarëve të cilën e ka në gatishmëri deri më tani. Kjo nënkupton se klubi italian refuzon të dëgjojë për çfarëdo oferte nga PSG për Skriniar.