Juventus fiton derbin italian ndaj Interit
Juventus ka shënuar fitore tejet të rëndësishme në derbin italian ndaj Interit, në kuadër të xhiros së 13-të në Serie A.
"Zonja e Vjetër" zhvilloi paraqitje më të mirë duke fituar në fund me rezultat komod 2:0.
Fillimisht, ishte Bremer që pasoi për mrekulli te Filip Kostic, por ky i fundit dështoi nga afërsia.
Inter pastaj kishte disa raste të mira shënimi, mirëpo nuk arritën t'i konkretizojnë përmes Edin Dzekos dhe Nicolo Barellas. Kësisoj, meqenëse asnjëra skuadër nuk arriti t'i konkretizojë epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.
Në pjesën e dytë, ishte mesfushori Adrien Rabiot që kaloi Juventusin në epërsi me një gol të bukur pas një asisti të Kostic (52').
Juventus gjeti sërish rrugën drejtë rrjetës përmes Kostic, mirëpo që u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë (63').
Lautaro Martinez pastaj kishte një tjetër rast të artë, mirëpo Szczesny bëri një super pritje që t'ia mohojë golin.
Fitoren e Juventusit në fund e vulosi talenti Nicolo Faglio, i cili me një goditje të bukur që u reflektua paksa përfundoi në rrjetën e Onanas (84') - VIDEO.
Juventus me këtë fitore renditët në pozitën e pestë me 25 pikë, derisa Inter zë pozitën e shtatë me 24 sosh.
Në xhiron e radhës, Juventus do të jetë mysafir i Hellas Veronas, derisa Inter do ta mirëpres Bolognan.