Shaqiri: Tifozët po më vijnë shpesh në shtëpi, s’jam mësuar të rri kaq shumë me familjen
Sulmuesi Xherdan Shaqiri thotë se tifozët nuk po dalën së shkuari në shtëpinë e tij për fotografi dhe autografe, ndërsa s’është mësuar që të rri kaq shumë me familjarët.
Shaqa befasoi të gjithë duke vendosur të rikthehet te Baseli që disa javë, ndërsa tashmë është duke luajtur si titullar pavarësisht rezultateve dëshpëruese së fundmi.
Në një intervistë së fundmi për “20min.ch”, Shaqa ka treguar se zilja e shtëpisë nuk po ndalet nga tifozët që assesi s’po mësohen se ai tani jeton në Zvicër.
“Isha në Zvicër për një periudhë të shkurtër këto vitet e fundit. Tani i shoh prindërit dhe familjen çdo ditë. Për mua është e mrekullueshme, por është pak e çuditshme që i shoh tërë kohën ose që jam në gjendje që të shkoj kaq shpejtë te ta”.
“Tifozët? Zilja e shtëpisë bën vazhdimisht. Ka pesë apo gjashtë fëmijë që më presin te dera për të bërë foto me mua. Ose shkojnë te zilja e prindërve të mi. Ishte edhe më herët kështu, por momentalisht është extreme. Është e pabesueshme se çfarë po bëjnë njerëzit për të më parë. Tashmë duhet të mësohen me faktin që jam kthyer në Basel”.
Shaqiri ndër të tjera tregoi se shumë tifozë po mbesin të shokuar kur e shohin atë.
“Nuk janë adoleshentë ose fëmijë të vogël, por edhe njerëzit më të vjetër gjithashtu. Ndonjëherë ndihem si rokstar”.
“Njëri nga tifozët erdhi në stërvitje dhe me pyeti nëse duhet t’i bëja autograf në shpatull të këmbës. Ai donte ta bënte tatu dhe mendoj që e ka bërë”, nënvizoi Shaqa.