Shaqiri: Në emër të ekipit u kërkoj falje tifozëve tanë
Xherdan Shaqiri është prononcuar për “Blick” pas përfundimit të ndeshjes kundër Portugalisë. Ai përfitoi nga rasti që t’u kërkojë falje tifozëve helvetë.
Një humbje e hidhur, me rezultat 6:1, bëri që kapitulli i Zvicrës në Kupën e Botës të përfundonte me ndeshjen e sotme.
Xherdan Shaqiri kur u prononcua pas ndeshjes shfrytëzoi rastin që t’u kërkojë faljeve tifozëve të kombëtares zvicerane.
“Jemi shumë të dëshpëruar. Në emër të skuadrës u kërkoj falje të gjithë tifozëve që nuk arritëm të bënim paraqitjen tonë të rëndomtë. Ne kemi plane të mëdha, por ky është futbolli. Herë-herë tregohen kufijtë. Kështu ishte edhe sot”, deklaroi ai.
Xherdan Shaqiri u kritikua nga shtypi helvet për paraqitje aspak të mirë.