Shansi i fundit për kualifikim në PGL Major, Guild Eagles përballet me BetBoom
Skuadra kosovare, Guild Eagles, do ta ketë shansin e fundit sot për kualifikim në PGL Major Coppenhagen 2024.
Kjo për shkak se në kualifikimet e rregullta në RMR B, pësuan tre humbje, krahas dy fitoreve.
Tetë skuadrat e para që janë me nga tre fitore kualifikohen direkt në Major, teksa tre skuadra nga RMR A dhe tre nga RMR B me rekord prej dy fitoreve e tre humbjeve, luajnë për vetëm një vend tjetër.
Guild Eagles shansin e fundit e ka ndaj organizates ruse BetBoom, ku me fitore e vazhdon rrugën, ku do të ketë ende përballje, ndërsa me humbje shuhen shpresat për një pjesmarrje tjetër në garën më të rëndësishme në Counter-Strike.
Kujtojmë se ish-Bad News Eagles, kanë shkuar në tre raste të ndryshme në Major, dy nga të cilat kanë arritur deri në Legends Stage dhe njihen si skuadra e vetme që pa një organizatë kanë arritur deri në këtë nivel, teksa tani janë pjesë e Guild Esports, në pronësinë e legjendes së futbollit, David Beckham.