S’gabon Inter, triumfon kundër Udineses
Inter me vështirësi ka arritur t'i arkëtojë pikët e plota në shtëpi ndaj Udineses, në kuadër të xhiros së 23-të në Serie A.
"Neurazzurët" dominuan në këtë ndeshje, por shënuan fitore me rezultat 3:1.
Mbrojtësi Denzel Dumfries u faullua brenda zonës dhe pas rishikimit të VAR-it u akordua penallti në të mirë të Interit.
Nga pika e bardhë fillimisht Romelu Lukaku dështoi, por pastaj u përsërit me belgun që u tregua i saktë për herë të dytë (20') - VIDEO.
Pas golit të pësuar, ndeshja ishte më e baraspeshuar me Udineses që u këndell dhe arriti ta barazojë rezultatin me anë të Sandi Lovric (43') - VIDEO.
Sidoqoftë, pjesa e dytë padyshim i takoi Interit që arriti ta kthejë epërsinë me anë të Henrikh Mkihitaryan (73') - VIDEO.
Skuadra nga Milani mbajti posedimin deri në fund, me sulmuesin Lautaro Martinez që vulosi fitoren me një gol nga afërsia (89') - VIDEO.
Pas kësaj fitore, Inter vazhdon të renditët në pozitën e dytë me 47 pikë, plot 15 më pak se lideri Napoli, derisa Udinese qëndron në pozitën e nëntë me 30 sosh.
Sa i përket Seria A, Inter në xhiron e radhës do të përballet me Bolognan, derisa Udinese me Spezian.