Përpos Drenicës, s'gabojnë klubet e Superligës, kualifikohen tutje në Kupën e Kosovës
Në 13 ndeshjet e zhvilluara deri me tani në Kupën e Kosovës, skuadrat elitare nuk kanë gabuar duke siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Gjilani, Llapi, Malisheva, Ferizaj, Dukagjini dhe Trepça '89 i janë bashkuar Prishtinës në fazën tjetër, derisa Drenica është eliminuar pas humbjes në penallti nga Flamurtari me rezultat 7:8.
"Bardhëkaltërit" u kualifikuan direkt pasi Vëllzanimi u tërhoq nga gara shkaku i gjendjes ekonomike.
Llapi "demoloi" Vllazninë e Pozheranit me rezultat 6:2, derisa Ferizaj mposhti Beharin (2:3), Trepça '89 ishte bindëse ndaj Kikës (3:0), kurse Gjilani nuk tregoi aspak respekt për Trepçën (0:5).
Rezultatet e plota të ndeshjeve:
Ramiz Sadiku 0:4 Malisheva
Dukagjini 2:0 Rilindja 1974
Llapi 6:2 Vllaznia Pozheran
Feronikeli 74 4:1 2 Korriku
Vushtrria 1:0 Drenasi
Vjosa 1:0 Ulpiana
Behari 2:3 Ferizaj
A&N 2:1 Rahoveci
Fushë Kosova 4:1 Arbëria
Trepça '89 3:0 Kika
Trepça 0:5 Gjilani
Drenica 2:2 Flamurtari (7:8 në penallti)
Prizren 2:0 Istogu.
Gjatë javës së radhës do të zhvillohen edhe dy ndeshjet e radhës Drita - Liria dhe Phoenix - Ballkani.
Kujtojmë, skuadrat e kualifikuar do të mësojnë kundërshtarët e radhës pas hedhjes së shortit.