Serie A aprovon formatin e ri të Superkupës së Italisë
Serie A ka aprovuar formulën e re të Superkupës së Italisë. Formati i ri do të hyjë në zbatim që nga viti 2024, ku tani do të përfshihen katër skuadra dhe jo dy si ka qenë deri më tani.
Raportime të shumta në Itali pretendojnë se Lega Serie A ka rënë dakord të ndryshojë formatin e kompeticionit nga viti i ardhshëm.
Ishte një ndeshje mes Kupës së Italisë dhe fituesve të titullit, por nga viti 2024, do të përfshijë edhe vendin e dytë në Serie A dhe Finalistin e Kupës së Italisë.
Interi ka triumfuar në edicionin e fundit, duke mposhtur rivalët e tyre të qytetit Milan 3:0 në Riad të Arabsië Saudite në janar të vitit 2023.
Gazzetta dello Sport thotë se dy edicionet e ardhshme do të luhen gjithashtu në Arabinë Saudite.
Format a 4 squadre e si giocherà in Arabia Saudita: ecco come cambia la Supercoppa italiana https://t.co/aKoevjZPl4
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) March 13, 2023
Finalja e Superkupës dikur ishte ndeshja e parë zyrtare e sezonit në Itali, por shpesh është luajtur në janar, pas partneriteteve tregtare me Kinën dhe Arabinë Saudite.
Hera e parë që u luajt jashtë vendit ishte në vitin 1993, kur Milani dhe Torino u takuan në Uashington, që u pasua nga një finale tjetër në Libi pothuajse 10 vjet më vonë (2002), një tjetër në Shtetet e Bashkuara (2003), katër në Kinë (2009, 2011, 2012 dhe 2015) dhe dy në Doha (nga 2014 deri në 2016). Tre nga katër edicionet e fundit janë luajtur në Riad.
