Sergio Aguero nën hetime për dhunë - NACIONALE

Sergio Aguero nën hetime për dhunë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish futbollisti Sergio Aguero po hetohet për dhunë gjuhësore pas disa komenteve online drejt gjyqtarit që udhëhiqte ndeshjen e derbit Avellaneda.

Në përballjen mes Independiente dhe Racing derbit të ligës kryesore në Argjentinë më 16 prill, gjyqtari akordoi një penallti në pjesën e parë për Racing të cilët barazuan me anë të Matias Rojas. Aguero, i cili filloi karrierën e tij në Idependiente, u zemëruar dhe ofendoi gjyqtarin gjatë një lidhje drejtpërdrejtë në rrjetin social Twitch.

Si mundet ai, gjyqtari, si dreqin e ka emrin… Yael Falcon Perez. Më dëgjo, Yael Falcon, ai emër është katastrofë. Mund të thuash (penalltia), fillon jashtë dhe përfundon brenda (zonës së 16-metërshit). Por ai thotë pastaj, ‘faulli jepet aty ku bëhet kontakti i parë’. E vërteta është se ai është i gatshëm t’ia thyejë turinj këtij kokëtrashi”, dyshohet të ketë thënë ai.

Sipas “AS”, futbollisti po hetohet nga Agjencia e Ndalimit të Dhunës në Sport. “Komentet e bëra nga ish-futbollisti i njohur ndërkombëtarisht si mbështetës i Independientes, Sergio Aguero, kanë dalë në media për penalltinë që gjyqtari Yael Falcon Perez dha në favor të mysafirëve ku u barazua rezultati i derbit. Është e nevojshme të përmendet se komentet e tij ndaj autoriteteve referuese, që ishin agresive dhe nënçmuese, bien në kundërshtim me rregulloret për sigurinë sportive dhe mund të interpretohet si nxitje e dhunës. Gjyqtari Perez ka marrë kërcënime të shumta dhe familja e tij po banojnë në shtëpinë e nënës së tij për shkaqe sigurie”, tha kryetari i agjencisë Eduardo Aparicio.

Aguero gjithashtu ka pasur polemika për komentet e tija fyese në të kaluarën, kur ai sulmoi ashpër Zlatan Ibrahimovic në fillim të këtij viti, pasi sulmuesi suedez pretendoi se Argjentina nuk do të fitonte më Kupa Botërore pas Lionel Messit. Për më tepër ai u quajt “biri i bu***rës”, nga gazetari argjentinas Pablu Duggan, i cili sugjeroi që kartemonedha peso në Argjentinë të zëvendësohet me dollar.

Aguero ende nuk është përgjigjur akuzave në publik dhe mbetet për t’u parë nëse do të merret ndonjë masë ndëshkuese ndaj ish-futbollistit për komentet e tij./Orselina Lazraj/

Lajme të ngjashme