Serge Gnabry quhet amator nga drejtori i Bayern Munich
Drejtori Sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, e ka goditur sulmuesin Serge Gnabry duke e quajtur sjellje amatore pjesëmarrjen e tij në Javën e Modës në Paris gjatë sezonit të Bundesligës.
Gnabry e publikoi fotografi të ndryshme në Instagram ku shihej në rroba të ndryshme të dielën, e cila ishte ditë pushimi për lojtarët e Bayernit pas barazimit 1:1 me RB Leipzig të shtunën.
Pas udhëtimit në Paris të dielën, sulmuesi gjerman ishte rikthyer në skuadër për ndeshjen e së martës kundër Kolnit, por ishte zëvendësuar gjatë pushimit mes pjesëve pasi Bayerni po e kërkonte golin e barazimit 1:1, që e gjeti në minutën e 90, për ta fituar një pikë të paktën.
Udhëtimi i tij drejt Francës në një ditë pushimi dhe në mes të ndeshjeve të skuadrës në Bundesligë nuk i ka pëlqyer aspak drejtorit të klubit Salihamidzic.
“Kjo është amatore. Është pikërisht ajo që nuk më pëlqen mua. Nuk është në traditën e Bayernit të sorollatesh kur e ke ditë pushimi”, tha Salihamidzic për ndeshjes të martën.

“Dita e pushimit nënkupton se duhet të pushosh në mënyrë që të në ndeshjen e radhës t’i japësh më shumë”, shtoi ai.
Ai tha se do ta diskutojë këtë çështje më gjerësisht me Gnabryn.
Veprimet e lojtarëve të Bayernit jashtë fushës janë në fokus kohëve të fundit, pasi portieri Manuel Neuer e theu këmbën duke rrëshqitur me ski gjatë një dite pushimi pas Kupës së Botës.
Si pasojë, ai u operua dhe do të mungojë për pjesën e mbetur të këtij sezoni.
