Serbia pritet me “Mora Fjalë” dhe me thirrje “UÇK, UÇK” në stadium
Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë mbretëron një atmosferë e zjarrtë, teksa ka filluar përballja mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Tifozët shqiptarë kanë shoqëruar daljen në fushë të lojtarëve serbë me këngën “Mora fjalë” dhe me thirrje “UÇK, UÇK”.
Ndeshja është pjesë e kualifikimeve për Kampionatin Botëror “FIFA 2026”, i cili do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.