KATAR 2022 | Serbia e përmbys Kamerunin me dy gola të shpejtë - NACIONALE

KATAR 2022 | Serbia e përmbys Kamerunin me dy gola të shpejtë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Serbia e ka përmbysur rezultatin kundër Kamerunit, duke kaluar në epërsi prej 2:1, në një ndeshje të Kupës së Botës që po zhvillohet momentalisht në Al Janoub Stadium në Katar.

Strahinja Pavlovic shënoi për 1:1 në minutën e 45-të, duke e mposhtur portierin me një goditje me kokë gjatë një ndërprerjeje.

Vetëm dy minuta më vonë, Sergej Milenkovic-Savic realizoi për 2:1 për Serbinë.

Nëse Serbia fiton këtu, atëherë do të luftojë për kualifikim tutje në ndeshjen e fundit kundër Zvicrës.

Lajme të ngjashme