Sedlovski: Kartoni i kuq ishte momenti kur e humbëm ndeshjen
Trajneri i Shkupit, Goce Sedlovski, ka komentuar ndeshjen mes Ballkanit e skuadrës së tij, duke thënë se momenti kyç në këtë ndeshje ishte ai minutës së dytë, kur futbollisti i tij u ndëshkua me karton të kuq.
Qendërmbrojtësi Xhelil Abdullai u ndëshkua me karton të kuq pas ndërhyrjes si lojtar i fundit dhe la skuadrën e tij për të gjithë minutat në vazhdim me një lojtar më pak.
“Skuadrës së Ballkanit ia uroj fitoren dhe sukseset në vazhdim. Kjo ndeshje u humb që nga minuta e dytë e takimit kur morëm karton të kuq. Në lojën e futbollit janë evidente gabimet, dhe të luash me një lojtar më pak gati gjatë gjithë ndeshjes, normalisht se është e vështirë”.