"S'e shikoj moshën" - Ronaldo ftohet nga Portugalia - NACIONALE

"S'e shikoj moshën" - Ronaldo ftohet nga Portugalia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Karriera e Cristiano Ronaldos me Portugalinë vazhdon edhe në moshën 38-vjeçare, pasi ylli i Al-Nassr është pjesë e ekipit të Roberto Martinezit për ndeshjet e marsit.

Sulmuesi veteran nuk ka qenë i hapur rreth të ardhmes së vet në ekipin kombëtar, pas eliminimit të Portugalisë nga Maroku në Kupën e Botës në Katar.

Gjithsesi Martinezi është mbështetur edhe këtë herë në Ronaldon për ta udhëhequr vijën e sulmit, pasi të premten e publikoi listën me lojtarët e ftuar nga ai për herë të parë që prej se e zëvendësoi Fernando Santosin në stolin e Portugalisë këtë janar.

I pyetur nga gazetarët pse e fitoi Ronaldon, Martinezi tha: “Cristiano Ronaldo është një lojtar i përkushtuar. Ai është një figurë e rëndësishme për ekipin dhe mund të ofrojë përvojë. Nuk e shikoj moshën”.

Ronaldo u ftua pavarësisht se kishte humbur vendin në kombëtare nën urdhrat e Santosit, i cili parapëlqente Goncalo Ramosin e Benficas, i cili është ftuar gjithashtu.

Pjesë e skuadrës është edhe i huazuari i Chelseat Joao Felix e ka vend edhe për lojtarin e Liverpoolit Diogo Jota i cili rikthehet pavarësisht lëndimit që pësoi në tetorin e vitit të kaluar.

Aktualisht i barabartë me Bader Al-Mutawa në 196 paraqitje me ndërkombëtare, më se shumti në historinë e futbollit të meshkujve, Ronaldo do të kalojë atë shifër në dy ndeshjet e para kualifikuese të skuadrës së tij.

Lajme të ngjashme