“S’dua ta fsheh më” – ylli i Çekisë deklarohet haptazi gej - NACIONALE

“S’dua ta fsheh më” – ylli i Çekisë deklarohet haptazi gej

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Jakub Jankto, përfaqësuesi i Republikës së Çekisë, është deklaruar haptazi si homoseksual.

Mesfushori 27-vjeçar i Getafes i huazuar në Spart Prague është futbollisti i profilit më të lartë i tanishëm që del publikisht si gej, pasi Josh Cavallos së Adelaide Unitedit dhe Jake Danielsit të Blackpoolit, të cilët zbuluan seksualitetin e tyre më 2021 dhe 2022, përkatësisht.

Tung, unë jam Jakub Jankto. Sikur të gjithë të tjerët, edhe unë i kam fuqitë e mia, i kam dobësitë e mia; kam familje, kam miq”, tha ai në një video të publikuar në faqen e vet në Twitter.

Unë e kam një punë, të cilët e bëj sa më mirë që mundem tash e shumë vite, me seriozitet, profesionalizëm dhe pasion. Sikur të gjithë të tjerët, edhe unë dua ta jetoj jetën time në liri dhe pa frikë, pa paragjykime, pa dhunë, por me dashuri”.

Ai shtoi: “Unë jam homoseksual, dhe nuk dua më ta fsheh vetë”.

Sparta Prague e publikoi një komunikatë në përkrahje të Janktos, ndërsa Premierliga reagoi po ashtu duke thënë se e mbështet mesfushorin çek dhe se futbolli është për të gjithë.

Jakub foli haptazi për orientimin e vet seksual me klubin kohë më parë. Çdo gjë tjetër i përket jetës së tij personale. Nuk kemi koment tjetër. Nuk ka më pyetje. Ne ju përkrahim. Jetoje jetën tënde, Jakub. Asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, tha Sparta Prague në një komunikatë për media.

Jankto i ka bërë 10 paraqitje në ligë për Sparta Prague, duke e shënuar një gol dhe duke e dhënë një asit, që prej se iu bashkua asaj në gusht në një marrëveshje huazimi.

Ai e kaloi shumicën e karrierës në Itali, ku luajti për Udinesën, Ascolin dhe Sampdorian, para se të nënshkruante për Getafen në La Liga të Spanjës më 2021.

Jankto debutoi për kombëtaren e Çekisë më 2017, dhe i ka shënuar katër gola në 45 paraqitje.

Lajme të ngjashme