Scamacca dhe Chiesa pritet të kthehen në formacion, ja opsionet e Italisë kundër Zvicrës
Në mediumet italiane ka raportime të shumta për formacionin startues të Italisë kundër Zvicrës, por me shumë mundësi Gianluca Scamacca do të jetë nga minuta e parë për dallim nga ndeshja e fundit, ndërsa Fagioli do të 'luftojë' me Jorginhon për pozitën në mes të fushës.
Italia po përgatitet të takohet me Zvicrën 1/8 e finales të EURO 2024 të shtunën dhe ende nuk është plotësisht e qartë se kush do të startojë nesër në Berlin.
Riccardo Calafiori është i pezulluar dhe Gianluca Mancini është favorit për të startuar, sipas Gazzetta, edhe nëse Sky Sport Italia dhe Il Corriere dello Sport parashikojnë se Spalletti përfundimisht do të zgjedhë Alessandro Buongiorno.
Spalletti pritet të konfirmojë një mbrojtje me tre lojtarë me Alessandro Bastoni duke filluar pavarësisht se pati ethe të enjten. Mbrojtësi i Interit stërviti i ndarë nga pjesa tjetër e skuadrës të premten, ndërsa Federico Dimarco nuk u bashkua me shokët e tij në fushë.
Scamacca u ul në stol kundër Kroacisë të hënën, por gazetat sportive italiane pohojnë se ai do të kthehet në formacionin fillestar kundër Zvicrës.
Mbetet për t'u parë nëse Chiesa do të startojë, veçanërisht nëse Spalletti përdor sistemin 3-5-2. Sipas Gazzettas, ylli i Juventusit do t'i bashkohet Scamaccas në një sistem 3-4-2-1, i cili do t'i ofrojë Spallettit dy opsione.
Trajneri mund të përdorë Nicolo Barellan si mesfushor sulmues ose të luajë me yllin e Interit në mesfushën qendrore me Jorginhon. Në këtë rast Davide Frattesi do të luante si mesfushor sulmues.

Sipas Il Corriere dello Sport, një tjetër opsion është që të fillojë Chiesa dhe Mattia Zaccagni pas Scamaccas.
Tuttosport sugjeron se Spalletti tundohet të startojë me Fagiolin në vend të Jorginhos, i cili është zëvendësuar gjithmonë në tre ndeshjet e para.

Trajneri i Italisë pritet të japë më shumë informacione rreth formacionit sot në një konferencë për shtyp, një ditë para ndeshjes.