Sassuolo e mposht edhe Interin, fiton Napoli
Sassuolo ka arritur ta mposhtë në udhëtim Interin (1:2), derisa Napoli u kthye te fitorja duke triumfuar kundër Udineses (4:1).
“Neurazzurët” ishin më të mirë se Sassuolo, por që u mposhtën me rezultat të ngushtë 1:2.
Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar në fillim me dy skuadrat që kishin disa raste shënimi.
Inter kaloi në epërsi përmes Denzel Dumfries që realizoi një gol të bukur pas një asistimi të Thuram (45+1’).
Sidoqoftë, Sassuolo arriti ta barazojë rezultatin me anë të shqiptarit Nedim Bajrami, i cili shënoi një gol të bukur pas asistimit të Berardit (54’).
Kur askush nuk e priste, mysafirët e përmbysen epërsinë me Domenico Berardi që realizoi një gol fantastik (63’).
Kështu, Inter shijon humbjen e parë të sezonit por mbetet lider me 15 pikë, derisa Sassuolo tani zë pozitën e tetë me nëntë sosh.
Në anën tjetër, Napoli është këndellur pas rezultateve zhgënjyese duke mposhtur në shtëpi Udinesen me rezultat bindës 4:1.
Piotr Zielinski hapi serinë e golave duke u treguar i saktë nga pika e bardhë pas 19 minutave lojë.
Ndërsa, i shumë foluri Victor Osimhen dyfishoi epërsinë me një gol të bukur pas asistimit të Politanos (39’).
Napoli s’u ndal më kaq, duke realizuar edhe golin e tretë përmes Khivcha Kvarastkhelia (74’).
E tëra që bën mysafirët ishte goli i nderit me Samardzic (81’), mirëpo vetëm në aksionin tjetër Napoli vulosi fitoren me Simeonen (82’).
Kësisoj, Napoli ngrihet në pozitën e pestë me 11 pikë derisa Udinese bie në vendin e 18-të me tre sosh.