Sancho thyen heshtjen pas rikthimit te Dortmundi
Sulmuesi Jadon Sancho thotë se është ndjerë si në shtëpi sapo është rikthyer në dhomën e zhveshjes, ndërsa tani synon ta ndihmojë klubin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
23-vjeçari u rikthye te Dortmund në formë huazimi për gjashtë muaj, pasi dëshpëroi te Unitedi nën urdhrat e Ten Hagut.
Anglezi tani ka shansin për ta rikthyer në “vijë” karrierën e tij me shpresën që të marrë një ftesë nga Anglia në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
“Kur hyra në dhomën e zhveshjes, u ndjeva sikurse jam rikthyer në shtëpi”.
“E njoh klubin nga brenda dhe jashtë, kam qenë pranë tifozëve dhe asnjëherë nuk kam humbur kontaktin me personat në krye. Mezi pres t’i shoh bashkëlojtarët, të dalë në fushë, të luaj futboll me buzëqeshje, të shënoj gola, asistoj dhe ta ndihmoj klubin të kualifikohet në Ligën e Kampionëve”.
Dortmund s’ka qenë në formë të mirë kohëve të fundit duke fituar vetëm një nga pesë ndeshjet e fundit dhe qenë 15 pikë prapa liderit befasues Bayer Leverkusen.
Gjiganti gjerman nuk e ka të drejtën e blerjes në fundin e sezonit pasi Man United është në dijeni që vlera e kartonit të tij ka rënë bindshëm.