Sancho fajëson Ten Hagun për ‘rënien në karrierë’, refuzon rikthimin te United
Anësori i Manchester Unitedit Jadon Sancho do ta refuzonte rikthimin në “Old Trafford” këtë verë nëse Erik ten Hag mbetet trajner, pasi e fajëson tekniku holandez për rënien në karrierë.
Anglezi u rikthye te Dortmundi në afatin kalimtar dimëror për pjesën e mbetur të sezonit, pasi ishte përjashtuar nga Ten Hagu për disa muaj shkaku i një statusi në rrjetën sociale.
Man Utd e mbështeti Ten Hagun duke kërkuar nga Sancho të kërkoj falje publike nëse dëshiron të rikthehet në skuadër, gjë që ky i fundit nuk e bëri.
Megjithatë, aksionarët e rinj të Unitedit Sir Jim Ratcliffe dhe INEOS po e shikojnë situatën e Sanchos dhe kanë lënë të hapur mundësinë që ta rikthejnë në verë.
Mirëpo edhe nëse ndodh një ‘skenar’ i tillë, Sancho do ta refuzonte qëndrimin te Unitedi për sa kohë që Ten Hag mbetet trajner, raporton e përditshmja gjermane “Bild”.
Anglezi në bisedime me personat e ngushtë ka fajësuar Ten Hagun që ka mbërritur në këtë pikë në karrierë, ku më shumë gjasë as nuk do të ftohet në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Ekziston një mundësi që Sancho të tentojë ta rindërtojë karrierën te 20 herë kampioni i Anglisë dhe kjo mund të ndodhë vetëm nëse Man United shkarkon teknikun holandez.
“Djajtë e Kuq” momentalisht janë tetë pikë prapa Aston Villas në Premierligë, me këtë të fundit që e ka zënë vendin që të shpie në Ligën e Kampionëve.