Salah 'krenar' për arritjen e 50 golave evropianë me Liverpoolin
Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shumë krenar që bëhet futbollisti i parë në histori të klubit që ka shënuar 50 gola në Evropë, pas realizimit të tij në fitoren 2:1 ndaj Lilles.
Salah hapi rezultatin në Anfield të martën mbrëma, pasi skuadra e Arne Slot garantoi kualifikimin automatik për raundin e 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Zëvendësuesi Harvey Elliott u sigurua për fitoren e Liverpoolit në pjesën e dytë pasi Jonathan David kishte rikthyer barazinë për Lille, të cilët mbetën në 10 lojtarë pasi Aïssa Mandi u përjashtua pas kartonit të dytë të verdhë.
“Sigurisht që është diçka për të cilën jam shumë krenar dhe vjen me një fitore, kështu që është e mrekullueshme”, tha Salah për TNT Sports pas ndeshjes.
"Është diçka e pabesueshme. Të jem lojtari i parë që e kam arritur këtë gjë më bën krenar. Shumë, shumë krenar. Kam punuar shumë për këtë, kështu që jam i lumtur që e arrij atë."
Salah ka shënuar 45 gola për Liverpoolin në Ligë të Kampionëve (përfshirë një në raundet kualifikuese) dhe pesë në Ligë të Evropës. Në total, ai ka shënuar 61 gola në karrierë në kompeticionet evropiane në FC Basel (7), Chelsea , Fiorentina (1), Roma (3) dhe tani 50 në Merseyside.
Liverpool tani i ka fituar të shtatë ndeshjet e tyre në Ligën e Kampionëve këtë sezon dhe është gjithashtu gjashtë pikë larg vendit të dytë në tabelën e Premierligës.