Saka: Granit Xhaka ka fituar mjaftueshëm trofe këtë sezon - NACIONALE

Saka: Granit Xhaka ka fituar mjaftueshëm trofe këtë sezon

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Anglisë Bukayo Saka ka bërë shaka duke thënë se Granit Xhaka ka fituar trofe të mjaftueshme këtë sezon pasi eliminuan Zvicrën në çerekfinale të “Euro 2024”.

Saka shënoi një gol të bukur në përmbysjen e Anglisë kundër Zvicrës, ku “Tre Luanët” fituan në penallti.

Pas ndeshjes, ylli i Arsenalit tregoi admirimin e madh që ka për ish kapitenin duke e vlerësuar si lojtar të mrekullueshëm.

Graniti ka fituar mjaftueshëm trofe këtë sezon”.

Ai është lojtar i mrekullueshëm e person i mahnitshëm. Përulësia që tregoi pas ndeshjes për të ardhur dhe për të na shtrënguar duart i thotë të gjitha".

Kam plot respekt dhe admirim për të dhe Zvicrën”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Anglia në gjysmëfinale do të përballet me Holandën derisa në anën tjetër Spanja e pret Francën.

Lajme të ngjashme