"Saka është shumë i qetë, duhet të jetë më agresivë"
Sulmuesi Bukayo Saka mund të bëhet një ndër futbollistët më të mirë në botë nëse bëhet më agresivë, sepse për momentin është shumë i qetë, kështu deklaroi ish futbollisti Mikael Silvestre.
Anësori i Arsenalit ishte një ndër lojtarët që bëri paraqitje më të shkëlqyeshme te kombëtarja e Anglisë në Kupën e Botës, si dhe ishte lojtari i ndeshjes në humbjen ndaj Francës.
21-vjeçari realizoi tre gola në katër ndeshje në Katar, derisa në fund pësuan humbje nga Franca në Doha.
Sidoqoftë, Silvestre beson se Saka ka të gjitha që i duhen për t'u bërë ndër më të mirët në botë, por duhet të jetë më agresivë që të "arrijë në nivelin tjetër".
"Ai është shumë i qetë dhe duhet të jetë më shumë agresivë në lojë. Ai është përmirësuar në disa aspekte dhe mund të jetë mjaftë befasues nganjëherë".
"Përpos asaj nuk mendoj që duhet të përmirësohet në shumë aspekte tjera. Ai ka bërë shumë mirë për Arsenalin dhe ende është shumë i ri. Nëse bëhet më agresivë, atëherë do të arrijë atë".
"Për Anglinë lojtari më i mirë ishte Saka që rrezikoi, duke u përballur me lojtarë dhe shkaktuar probleme. Ai e fitoi penalltinë. për mua ishte lojtari numër një në aspektin e paraqitjeve".
Saka arriti të rikthehet në formë të mirë pas kritikave të shumta që mori pas humbjes së penalltisë në Kampionatin Evropian ndaj Italisë.
Anësori u "godit" në baza racore, pranë yjeve si Jadon Sancho dhe Marcus Rashford.