Rumania e ndëshkon Kombëtaren e Kosovës, shënon Dennis Man
Rumania ka arritur të dalë në epërsi ndaj Kombëtares së Kosovës në minutat e fundit të pjesës së parë.
Përballja që po zhvillohet në Prishtinë, në stadiumin Fadil Vokrri, u dominua nga Kosova pothuajse gjatë tërë kohës, por nga një pakujdesi e vogël, u pësua goli, me të cilin skuadrat shkuan në pushim.
Elvis Rexhbeçaj gaboi në mesin e fushës, teksa Rumania u nis në kundërsulm. Dennis Man shënoi gol të mirë nga distanca për rezultatin 1:0, në minutën e 40-të.
Dennis Man breaks the door!
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 6, 2024
Romania gets the lead 1-0 against Kosovopic.twitter.com/g4HempWi7e
Te Kosova, rastin më të mirë deri më tani e pati, Milot Rashica, kur goditi me kokë, por që u ndal lehtësisht nga portieri, teksa pati edhe disa gjysmë raste të tjera.
Deri në përfundim të pjesës së parë nuk pati më ndryshim në rezultat, me Rumaninë që shkon në pushim me epërsi minimale.