Rumania e dyfishon epërsinë ndaj Kosovës
Rumania ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Kombëtares së Kosovës, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të grupit C2 të Ligës së Kombeve.
Pasi Dardanët pësuan gol nga një pakujdesi në minutën e 40-të, tashmë Rumania ka gjetur edhe golin e dytë.
Kësaj radhe, Valon Berisha, bëri një intervenim të dobët, duke shkaktuar penallti në Dennis Man.
Razvan Marin e mori përgjegjësinë dhe ndonëse Aro Muric e lexoi anën, futbollisti rumun shënoi për 2:0 në minutën e 51-të.
🔔⚽️ GOAL | Razvan Marin | 🇽🇰 Kosovo 0-2 Romania 🇷🇴pic.twitter.com/cvYJLiG6d3
— Goals Xtra (@GoalsXtra) September 6, 2024
Kjo është një nisje tejet e keqe për Kombëtaren e Kosovës, që konsiderohej favorit për ta fituar takimin si dhe favoriti kryesor për të qenë e para në grup.