Rudiger: Do të jetë vështirë ndaj Cityt, por jemi Real Madridi - NACIONALE

Rudiger: Do të jetë vështirë ndaj Cityt, por jemi Real Madridi

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi Antoine Rudiger e ka cilësuar të vështirë përballjen me Manchester Cityn, por është optimist se do të fitojnë.

Gjermani ka folur në konferencë për media para përballjes me skuadrën angleze, ku tregoi se pret rezultat pozitiv.

Duhet të jemi gjithmonë pozitiv se mund të avancojmë në raundin tjetër. Do të jetë vështirë ndaj Cityt, por jemi Real Madridi. Ne i besojmë vetës. Jemi në dinamikë, formë të mirë. Jemi familje dhe këtë duhet ta dëshmojmë në fushë, jam i sigurt se do të arrijmë”.

“Ndeshja? Do të jenë disa faza kur duhet të luajmë përpara dhe në disa raste të mbrohemi më shumë. Do të tentojmë ta bëjmë pavarësisht se kë kemi përballë”.

“A ndihesh si lider i mbrojtjes? Për mua është vështirë të flas për vetën si lider, por provoj ta bëj punën. Kë e kam pranë, është zgjedhje e trajnerit. Nacho është kapiteni ynë dhe Tchouameni po bën punë të mirë. S’kemi humbur asnjë ndeshje duke luajtur së bashku. Varet nga trajneri, nuk më intereson”.

Përndryshe, Rudiger thotë se nuk e fajëson Ancelottin që e la në stol ndaj Cityt vitin e kaluar, pavarësisht që në ndeshjen e parë e kishte bllokuar në të gjitha aspektet Erling Haalandin.

Si do ta ndalësh Haalandin? Ishte ndeshje e mirë vitin e kaluar në Bernabeu. Bëmë punë të mirë për ta ndalur Haalandin, ai nuk mori shumë pasime”.

Në lojën tjetër nuk luajta, trajneri s’ka pse të më kërkoj falje. Ai e ka idenë dhe si lojtar duhet ta pranoj. Plani është që në këtë ndeshje të shkojmë si në vitin e kaluar, të kontrollojmë lojën e tyre të komplikuar dhe lojtarët e rrezikshëm si De Bruyne, Foden ose Haaland”, nënvizoi gjermani.

Ndërkohë, përballja mes Realit dhe Man Cityt do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

Lajme të ngjashme