Rron Broja: Breidablik ekip i fortë fizikisht, duhet të japim maksimumin
Kapiteni i Dritës Rron Broja ka komentuar përballjen e parë të skuadrës gjilanase në kualifikueset për Ligën e Konferencës, duke vlerësuar lartë skuadrën islandeze Breidablik.
Broja në konferencë për media deklaroi se kundërshtari është shumë i fortë fizikisht dhe assesi nuk duhet nënvlerësuar.
“E vlerësojmë shumë ekipin e Breidablik, kemi parë dy ndeshjet që ata zhvilluan ditë më parë, janë një ekip shumë i fortë fizikisht”.
‘Ne jemi përgatitur për këtë ndeshje dhe jemi të gatshëm të japim maksimumin dhe besojmë që me shumë punë e angazhim do të kalojmë tutje sepse në këto nivele të garave duhet të mos nënvlerësohet as edhe një moment i vetëm dhe kërkohet maksimumi për të arritur qëllimin”.
“Besoj që kemi një grup të lojtarëve shumë kualitativë dhe kemi mjaftueshëm përvojë për të arritur diçka në këtë kompeticion evropian”, deklaroi ai.
Ndërkohë, deri më tani vetëm Ballkani ka arritur të hyjë dy herë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni.
Sa i përket këtij edicioni, Ballkani, Drita dhe Llapi do të zhvillojnë ndeshjet e tyre në raundin e dytë kualifikues derisa Malisheva tashmë është eliminuar nga Buducnosti i Malit të Zi.