Rritet presioni për trajnerin e Milanit, tri ndeshjet vendimtare për të ardhmen e Fonsecas
Presioni sa shkon e rritet për trajnerin e Milanit, Paulo Fonseca, me Gazzetta dello Sport që raporton se tri ndeshjet e radhës do të jenë përcaktuese për fatin e portugezit në San Siro.
Milani viziton Veronën në ndeshjen hapëse të javës së 17-të të Serie A këtë mbrëmje: një lojë vendimtare për kuqezinjtë dhe trajnerin e tyre, Fonseca.
Sipas Gazzetta, e ardhmja e trajnerit në San Siro do të varet nga rezultatet e tre ndeshjeve konkurruese në vijim.

Pas ndeshjes së Veronës, Milani do të luajë në shtëpi kundër Romës më 29 dhjetor. Më pas, në ndeshjen e parë të vitit 2025, Milani do të përballet me Juventusin në gjysmëfinalen e Superkupës në Riad më 3 janar.
Fonseca nuk pritet të shkarkohet nëse Milani dështon të mposht Veronën këtë mbrëmje, por klubi thuhet se do të vlerësojë rezultatet në tre ndeshjet e ardhshme.
Sidoqoftë, të premten, Corriere dello Sport shkroi në faqen e saj të parë se Fonseca ishte "në një udhëkryq" dhe se ndeshja e Verona mund të jetë "vendimtare" për të ardhmen e tij.
Milani është 14 pikë më poshtë se Atalanta, lider në Serie A, me një ndeshje më pak dhe tetë pikë më pak se Fiorentina e vendit të katërt.
Vetëkuptohet se drejtuesit e Milanit presin rezultate më të mira në ndeshjet e ardhshme.
Disa burime, përfshirë Gazzettan, raportojnë se Fonseca do të heqë dorë nga Theo Hernandez për ndeshjen e dytë radhazi në Verona, duke e nisur Alex Jimenez si mbrojtës i majtë.