Rritet frika te Liverpooli - Klopp tregon përditësimet e fundit për Keitan - NACIONALE

Rritet frika te Liverpooli - Klopp tregon përditësimet e fundit për Keitan

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë përditësimet e fundit rreth mesfushorit, Naby Keitas, duke rritur akoma frikën te kampi i të kuqve, pas humbjes ndaj Manchester Unitedit në derbin e luajtur dje, me rezultat 2:1.

Mungesa e Keitas në derbin ndërmjet Manchester United e Liverpool e zhvilluar në Old Trafford, u konsiderua si e dyshimtë në disa qarqe, duke pasur parasysh edhe spekulimet rreth të ardhmes së 27-vjeçarit në Anfield, që e largonin sa më shume prej Anglisë. GOAL ka kuptuar se lëndimi është i vërtetë dhe se në kampin atje ende ka shqetësime rreth kohës se kur mund të kthehet.

Jurgen Klopp insists Liverpool will "always look to strengthen" - within their means - Liverpool FC - This Is Anfield

Klopp duke folur në konferencë pas ndeshjes me djajtë e kuq, të cilën e humbi skuadra e tij, ai tregoi për problemin muskulor të Keitas.

"Dje ai ishte i lënduar. Ka nevojë për vlerësime të mëtejshme të gjendjes së tij, por nuk duket se ai do të kthehet në stërvitje as të nesërmen. Kemi nevojë për një vlerësim. Ai mungoi dje, mungon sot, edhe sa do të vazhdojë kështu, nuk e di."

Çdo lëndim në këtë moment për skuadrën e trajnerit gjerman, do të ishte problem i madh, pasi që po përballet me një krizë të madhe kohët e fundit me lëndime të njëpasnjëshme. 55-vjeçari shpreson se Diogo Jota dhe Curtis Jones do të kthehen në stërvitje deri në fund të muajit, ndërsa Thiago Alcantara, Alex Oxlade- Chamberlain, Ibrahima Konate, Joel Matip dhe nënshkrimi i ri Calvin Ramsay mbetën akoma për disa kohë jashtë, në anën tjetër mungesë është edhe Darwin Nunez që po vuan pezullimin e kartonit të kuq, i cili do te jetë edhe dy ndeshjet e ardhshme jashtë.

RB Leipzig vs. Liverpool result: Darwin Nunez bags four goals in 5-0 thrashing | Sporting News United Kingdom

Duke parë formacionin titullar të Liverpoolit dje, me mesfushën Jordan Henderson, James Milner dhe Harvey Elliott, shihet qartë se po vuan lendimet, pasi që është një mesfushe e pazakontë e përdorur nga Klopp.

Çfarë në vazhdim për Liverpoolin?

Liverpooli do ta presë në Afield, Bournemouthin, të shtunën që vjen, teksa edhe ndeshjen e mesjavës e zhvillon si vendas kundër Newcastle United. Më 3 korrik zhvillohet derbi i qytetit mes Liverpoolit dhe Evertonit në Goodison Park, pastaj të kuqtë e zhvillojnë ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve në grupe.

Lajme të ngjashme