Klopp: Nuk është mirë që humbëm - NACIONALE

Klopp: Nuk është mirë që humbëm

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Jurgen Klopp ka reflektuar ndaj disfatës 1-0 të Liverpoolit në 'Anfield' kundër Interit, në ndeshjen e vlefshme për fazën e eleminimit direkt të Ligës së Kampionëve, të martën mbrëma.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lautaro Martinez në minutën e 62-të, por Të Kuqtë u kualifikuan falë rezultatit të përgjithshëm prej 2-1 nga dy ndeshjet.

Djelmoshat e Jurgen Kloppit triumfuan në Itali 2-0 dhe kjo eventualisht ia siguroi çerekfinalen e kompeticionit më prestigjioz evropian të futbollit skuadrës së teknikut gjerman.

Liverpooli pati mundësi në këtë ndeshje por nuk arriti të shënojë, pavarësisht se Nerazzurrët nga minuta e 63-të po luanin me një lojtar më pak në fushë, pas përjashtimit të Alexis Sanchez.

Dhe Klopp ishte i vetëdijshëm se gjërat kanë mundur të shkonin shumë më ndryshe për gjigantin nga 'Merseyside', nëse do t'i shfrytëzonte rastet më mirë.

''Vështirësitë që patëm ishin shumë të përafërta me ato që prita. Interi është njëmend skuadër shumë, shumë e mirë, e krijuar për këto lloj ndeshjesh.

''Pa treguar paraqitje shumë të mirë, ne patëm shanse të pastërta. Në dy ndeshjet është krejtësisht normale që ata fituan një dhe ne kaluam tutje. Kemi mundur të bëjmë më mirë ndaj një kundërshtari që mund të ta bëjë jetën shumë të parehatshme.

''Ishte ndeshje shumë interesante. Në fund, humbëm takimin, gjë që nuk është aspak e mirë. Ne nuk erdhëm këtu për të humbur.

''Kundërshtari na shkaktoi probleme, por po t'i kishim shfrytëzuar rastet, do ta fitonim këtë ndeshje. Humbëm shumë topa të thjeshtë.

''Kundër-presingu nuk ishte në nivel. Ishim rrotull sfidave por jo në sfida dhe nuk fituam momentum, kjo na mungoi.''

Lajme të ngjashme